Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi i përfolur si kandidat për Rithemelimit të PD-së për Tiranën, ka habitur dje me një deklaratë raciste dhe ndasore ndaj qytetarëve që kanë ardhur nga rrethet në Tiranë.
I pyetur gjatë një interviste televizive, nëse ka miqësi me Veliajn, Këlliçi u përgjigj se ai ofendohet nga kjo pyetje dhe se nuk është i ardhur në Tiranë, si kryebashkiaku aktual i Tiranës.
‘Larg qoftë mo! Gjithçka mund të pranoj për veten time, kjo pyetje është ofendim për mua. Nuk jam një brez me të, as nuk jam i ardhur në Tiranë.’- u shpreh Këlliçi në emisionin Log.
Gazetari: I humbe votat e të ardhurve.
Këlliçi: Pa merak, ma lër mua këtë pjesë.
Me sa duket, Këlliçi e distancon veten nga te banoret e ardhur ne Tirane, duke i fyer dhe ofenduar jo “tironsit”, që studiojnë, punojnë dhe kane ndërtuar familjen e tyre në kryeqytet./ shqiptarja.com/
/e.d