Këto janë pamjet e dëmeve të shkaktuara në portën e vilës së policit të Lezhës, Zef Kola, që iu vendos tritoli rreth orës 2, pas mesnate.
Shpërthimi i triolit ka shkatërruar një pjesë të portës, dhe fatmirësisht nuk janë shkaktuar dëme në njerëz
Sipas policisë lënda plasëse u vendos rreth 50 metra nga vila e efektivit, në anë të rrugës kryesore Manati-Lezhë.
Specialistë të Njësisë Antieksploziv po kryejnë veprimet përkatëse për përcaktimin e llojit dhe sasisë së lëndës plasëse.
/e.d