Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi teksa ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook me të deleguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka shkruar se zgjidhja e çështjes së Luginës së Preshevës është në tavolinën e Uashingtonit.
“Miqësia me SHBA është e përhershme dhe e përjetshme. Lugina e Preshevës është në fokus u nënvizua në takim me të deleguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, ka shkruar mes tjerash Mustafi.
“Zgjidhja e çështjes së Luginës së Preshevës është në tavolinën e Uashingtonit. Miqësia me SHBA është e përhershme dhe e përjetshme. Lugina e Preshevës është në fokus u nënvizua në takim me të deleguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, njëkohësisht zëvendës-ndihmës i Sekretarit Amerikan të Shtetit”, ka shkruar Mustafi.
/s.f