Pavarësisht goditjeve të njëpasnjëshme, ekonomia shqiptarë u rikuperua me ritme më të shpejta nga sa pritej.
Goditjen më të madhe po e japin çmimet e larta, veçanërisht të energjisë elektrike. Varësia e vendit nga reshjet bën që nevoja për import të energjisë të jetë e lartë dhe në këtë kuadër Komisioni vë theksin te domosdoshmëria e diversifikimit të burimeve të energjisë elektrike.
Në kushte të tilla, Komisioni bën apel për ulje të nivelit të borxhit publik dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, si dhe shton se autoritetet duhet të nisin zbatimin e strategjisë afatmesme të të ardhurave, për të cilën Financat po bashkëpunojnë me Fondin Monetar Ndërkombëtar në këtë drejtim.
Shqetësime të tjera për ekonominë listohen niveli i lartë i informalitetit si dhe konkurrenca e pandershme që vështirësojnë ndjeshëm mjedisin e të bërit biznes në vend.
Më shumë përpjekje Komisioni Europian në progres raport kërkon edhe në përmirësimin e procedurave të prokurimit publik me monitorim të shtuar dhe kritere më strikte në dhënien e tenderave, veçanërisht në projektet e koncesioneve të partneritetit publik privat.