Një lokal veror me konstruksion druri është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të premteje në zonën e plazhit të Zvërnecit, në Vlorë.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se si pasojë e zjarrit ka pasur vetëm dëme materiale. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 20:15, në fshatin Zvërnec, në afërsi të plazhit, ka rënë zjarr në një lokal veror me konstruksion druri. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/s.f