Me një ngarkesë të fortë emocionale, peshëngritësi i njohur shqiptar qe ka marre shtesine greke Pirro Dhima foli për volejbollistin Aleksandros Nikolaidis, i cili u nda nga jeta në moshën 43-vjeçare, i mundur nga një formë e rrallë kanceri.
Kampioni veteran i peshëngritjes dhe fituesi i medaljes olimpike ndodhej në studion e transmetimit të ERT dhe nuk i mbajti dot lotët kur përmendi lidhjen e tij me Nikolaidis.
“Aleksandri më admironte, ai ishte fëmija më i mirë. Me Aleksandron jetuam shumë momente dhe ai më merrte në telefon gjithmonë duke më pyetur për Anastasinë dhe për fëmijët tanë. Fëmijë shumë i ëmbël, fëmijë shumë i sjellshëm.
Kur u zgjova në mëngjes, sepse dje fjeta vonë në orën dy dhe ishim mbledhur me shokët dhe kishim dalë, u ngrita të bëja gati Nikolakis për në shkollë… Është shumë e trishtuar”, tha ai.
“Dora, që e njihni shumë mirë nga zona juaj, më mori në telefon dhe më kërkoi të them disa fjalë nesër në varrim, por nuk ia del dot. Nuk mund të shkoj as në varrim”, vazhdoi ai, pa mundur të mbajë lotët.
“Nuk dua ta kaloj këtë përsëri për askënd. Dhe mos i ndodh askujt… Nuk e di, ndoshta vetë jeta më ka bërë kaq të ndjeshëm”, ka theksuar Pirros Dimas./m.j