Të tjera detaje tronditëse dalin në dritë për 12-vjeçaren, e cila pasi u dhunua seksualisht nga 53-vjeçari Ilias Michos, ai i gjente klientë që të kryenin marrëdhënie me të për 50 euro. Për këtë ngjarje të rëndë, i akuzuar kryesor mbetet 53-vjeçari Ilias Michos, klienti 42 vjeç Yiannis Sofianidis dhe nëna 37-vjeçare e të miturës.
Në dëshminë e saj, 12-vjeçarja tregoi emrat e katër personave që kanë kryer marrëdhënie me të dhe më pas i jepnin paratë, të cilat ia jepte Ilias. Gjithashtu tregon se emrat e klientëve i kishte ruajtur sikur të ishin vajza ndërsa shtoi se në shtëpi nuk e përdorte telefonin, por luante me lojëra që të mos e kuptonin motra e vëllezërit. 53-vjeçarin e kishte takuar në minimarketin e tij, ku shkonte shpesh.
Ai menaxhonte një llogari me të dhënat e vajzës në një aplikacion, ku fliste me klientët. Nga dosja hetimore, mësohet se bisedat nga profili i vajzës me rreth 212 klientë janë bërë përmes aplikacionit “blindchat”, ku regjistrohet e-mail dhe të dhënat e kartës PayPal. Disa prej personave rezufonin ta takonin për shkak të moshës së të miturës.
Ndërsa Michos dhe klienti 42-vjeçar thonë se kanë kryer marrëdhënie me të miturën me dëshirën e saj. Ilias Michos ka pohuar se e mitura i ka dërguar foto dhe video nudo e ka kryer marrëdhënie me të 4 ose 5 herë në dyqanin që menaxhonte dhe në shtëpi kur kishte gruan me pushime. Në rrëfimin e tij, Michos shtoi se nëna e të miturës ishte në dijeni të asaj që po ndodhte.
“12-vjeçarja më tha t’i jepja 50 euro nënës që të na linte të dilnim, por nuk ndodhi”, tha Michos.
Ndër të tjera, mësohet se janë transferuar 110 euro nga llogaria e Michos në llogarinë e nënës gjatë muajit korrik. 42-vjeçari rrëfeu se e takoi vajzën, e cila i tha se i duheshin para pasi ia kishte marrë fshehurazi të ëmës dhe duhet t’i kthente.
“Më tha t’i jepja 50-70 euro dhe të bëja çfarë të doja me të. Shkuam në një vend… Më mori sërish një ditë tjetër. I thashë që nuk dua të flas dhe ajo më kërcënoi se do shkonte në polici se ishte e mitur. Ia bllokova telefonin”, tha 42-vjeçari.
Më pas pohoi se vajza e ka telefonuar nga numra të tjera dhe kanë pasur sërish takime. Ndërkohë nëna e të miturës, e cila dyshohet se së bashku me vajzën ka takuar rreth 12 burra të panjohur gjatë vitit të kaluar, duket se kishte komunikim me 53-vjeçarin.
Në një mesazh i shkruan: “Dëshiroje të shkoje me të miturën? Unë do të gjej gruan dhe djalin tuaj. Unë do ju varros…. Të gjithë do ta mësojnë se kush je”.
Më pas 37-vjeçari i përgjigjet dhe i kërkon që të takohen.