Një ditë më parë 55-vjeçarja, Ativie Qazimllari, nga fshati Porodinë i Korçës ka akuzuar fqinjin 40-vjeçar, se ka ngacmuar seksualisht djalin e saj 18-vjeçar me aftësi ndryshe.
Sipas Qazimllarit, Dionis Myrtollari e ka ngacmuar djalin e saj, duke shtuar se ajo i ka parë të dy lakuriq pasi ai e kishte zhveshur 18-vjeçarin. Ajo po ashtu pretendon se Myrtollari e ka dhunuar disa herë dhe për këtë e ka denoncuar dhe në polici.
Ditën e sotme 55-vjeçarja ishte në një lidhje telefonike me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku tregoi se sherri me fqinjin ka nisur që në maj të vitit 2022.
Intervista e 55-vjeçares për “Shqipëria Live”:
Ju keni bërë një denoncim, çfarë ka ndodhur?
Kam denoncuar te komuna për ujërat e zeza. Kishte lëshuar ujërat e zeza nga shtëpia e tij tek unë. Që në maj të vitit 2022 dhe e denoncova. Ky problem u zgjidh.
Më pas ata kanë bërë dhunë psikologjike ndaj meje dhe djalit tim. Na shante me fjalët më të pista. Nusja bashkë me të vjehrrën na qëllonte me gurë. Kam ende shenjat. I kemi shtëpitë afër.
Ma ka zhveshur djalin nga gjysma e trupit e poshtë dhe nuk e di a i bëri gjë apo jo, i pashë të dy lakuriq
Ju jetoni vetëm me djalin?
Po, i kam të tjerët në Tiranë.
I keni thënë të gjitha këto në komisariat?
Ja kam thënë të plotfuqishmit, ai më ka thënë të bëj video për prova. Unë jam vetë me probleme, jam me një çerek sy
Çfarë ju tha kur i gjetët të zhveshur?
Djali ishte me shenja në grykë, e kishte kapur ai.
Policia nuk erdhi ti merrte këto shenja?
Jo, nuk mori asgjë. Më thanë je në proces gjyqësor, isha për ato ujërat e zeza. Unë i rashë murit më kokë, u tmerrova, nuk bëja dot video. Të tërë fshatin e ka të tijin, unë jam vetëm.
Të afërmit e tij janë në fshat?
Po. Edhe nusen që ka, e ëma është e fshatit.
Sipas personave që kanë dalë të protestojnë, ti je problematike dhe po i sajoni këto. Pse e thonë këtë?
Jam një grua e divorcuar prej 12 vitesh dhe duan të më marrin shtëpinë. Mua shtëpinë ma ka blerë motra. I kam me noter dhe shtëpia është në emrin tim.
Pse duan t’ju përzënë?
Më thotë është shtëpia ime, Dionisi dhe i ati i tij. Unë ja kam blerë dikujt tjetër shtëpinë. Unë kam frikë të rri në shtëpi. I kam këmbët me shenja.
Për sa tokë bëhet fjalë
Për 900 metra katrorë.
Ndërkohë moderatorja e njohur, Eriona Rusi, shprehet se Dionis Myrtollari ka qenë në komisariat dhe ka dhënë variantin e tij.
“Ai pretendon se është i pafajshëm. Akuzat e saj kanë përkeqësuar gjendjen psikologjike të fëmijëve”, tha Rusi lidhur me deklaratën e Myrtollarit në komisariat.
/e.d