Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë gjermane, pasi akuzohet se ka vrarë fqinjin e tij ukrainas. Ngjarja ndodhi në rreth orës 08:00 të mëngjesit të 12 tetorit.
Mediat gjermane raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, ka sulmuar fqinjin e tij në një pallat në rrugën Robert-Koch-Strasse në Eberswalde.
39-vjeçari ukrainas vdiq si pasojë e sulmeve të shumta. I dyshuari u arrestua pranë vendit të krimit dhe doli para gjykatës në Eberswalde dje.
Ai nuk e pranoi akuzën, ndërkohë që ndaj tij u lëshua urdhër-arresti për vrasje nga pakujdesia. Hetimet për rrethanat dhe sfondin e krimit janë duke vijuar.
/e.d