Biznesmeni shqiptar në SHBA dhe përfaqësues i diasporës, Gjin Gjoka thotë se tani është momenti i duhur për një amnisti fiskale në Shqipëri.
Në emisionin Now në Euronews Albania, Gjoka u shpreh se amnistia fiskale do t’u vijë në ndihmë më shumë se 500 mijë emigrantëve shqiptarë që punojnë jashtë vendit.
Sipas tij, përmes amnistisë do të legalizoheshin përmes transferimit minimalisht deri në 8,5 mld dollarë.
“Është koha e duhur, o sot o kurrë. Asnjë shtet evropian në të cilin ka 400 mijë shqiptarë që furnizohen me gaz, karburant, hanë nëpër restorante s’është dakord që ata t’i sjellin paratë në Shqipëri, se nuk duan t’u ikin paratë e shqiptarëve”, tha Gjoka.
/a.r