Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka folur për akuzat e bëra kundër Partisë Demokratike. Sipas tij përgjegjës i vetëm për këtë aferë është ish-kryetari Lulzim Basha. Ai u shpreh se nga arka e PD-së nuk ka dalë dhe as nuk ka hyrë asnjë qindarkë ruse dhe se Basha duhet të tregojë se ku i mori këto para.
Blendi: A kanë dalë këto para nga arka e PD?
Berisha: Asnjë qindarkë!
Blendi: Po nga kanë dalë? Sepse Lekët kanë shkuar.
Berisha: Kjo është një aferë personale e tij. Ai duhet të tregojë pasi ai mashtroi. Ai tha, se nuk ka marrë kurrë para ruse. Në qoftë se nuk ke marrë kurrë para ruse, atëherë trego se ku i more. Prano dhe të dënohesh. Prano dhe një dënim. Duhet t’i pranosh që t’i hequr vetes një njollë të tmerrshme. Ai nuk e tregon se ku i mori.
E dyta, ato para as nuk kanë hyrë dhe nuk kanë dalë nga arka e PD. Dosja në prokurori tregon që nuk është kryer asnjë veprim, me asnjë qindarkë nga PD në këtë drejtim. Atëherë, Lulzim Basha duhet të dalë të thotë: “unë ato para i kam marrë tek filani. I kam dërguar në Skoci.”
Që paratë kanë shkuar nga Skocia për në SHBA është e faktuar. I kam dërguar tek këto kompani në Skoci me filanin dhe pastaj del që paratë kanë qenë ruse ose jo. Janë përdorur kanale ruse apo nuk janë përdorur kanale ruse.
/a.r