Dionis Myrtollari, i cili u akuzua se ka ngacmuar djalin e Ativie Qazimllari, me probleme të shëndetit mendor, ka reaguar së fundmi për mediat. Në deklaratën e tij para mediave, 40-vjeçari është shprehur se nuk pranon asnjë akuzë të bërë nga nëna e djalit. Po ashtu, Myrtollari shprehet se i është dëmtuar imazhi ndërsa thekson se fëmijët e tij kanë frikë të dalin nga shtëpia pasi familja Qazimllari i godet me gurë.
“Nuk pranoj asnjë prej akuzave, komshinjtë e mi kanë probleme mendore, jam gati të vijë policia dhe të hetojë gjithçka. Në rast se vërtetohet edhe gjëja më e vogël mund të më varni në mes të fshatit. Më është dëmtuar imazhi, jam babai i tre fëmijëve që kanë frikë të dalin nga shtëpia sepse ajo familje i godet me gurë. Turp për policinë e cila nuk merr masa dhe dëmton imazhin e një njeriu të thjeshtë si unë,”-tha ai.
Ndërkohë që në mbrojtje të tij kanë dalë banorët e fshatit, por megjithatë kërkojnë zbardhjen e të vërtetës nga Policia.
Sot, ishte Ativie Qazimllari, e cila akuzoi komshiun e saj se ky i fundit ka rrahur dhe abuzuar seksualisht me djalin e saj me probleme të shëndetit mendor. Për mediat,ajo tha se 40-vjeçari në mënyrë periodike ka ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj tyre dhe se rastin e kishte denoncuar disa herë në Polici, por nuk kishin ndërhyrë./m.j