Është publikuar se fundmi “Busulla e zhvillimit digjital” (Digital Development Compass), një tregues i ri i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të matur nivelin e zhvillimit digjital të 194 vendeve anëtare të OKB-së. Ky tregues buron nga vetë burimet e të dhënave të shteteve anëtare mbi digjitalizimin e vendit, të disponueshme publikisht, të cilat janë grumbulluar, analizuar dhe bërë publike për herë të parë nga OKB-ja.
Metodologjia e mbledhjes dhe analizës së të dhënave bazohet ne skripte automatike qe gjurmojnë dhe analizojnë materiale tekst, spreadsheets me të dhëna mbi vendet si dhe dokumente te tjera (si raporte pdf etj.), duke i konvertuar në formate machine-readable. Nëpërmjet skripteve bëhet normalizimi i të dhënave sipas një liste të paracaktuar të OKB-së bazuar në shtete, rajone, nën-rajone, të ardhura dhe kufi territorialë. Kodi dhe të dhënat janë transparente, të publikuara në GitHub.
1. Finlanda (5.8 pikë)
2. Estonia
3. Danimarka
4. Spanja
5. Polonia
6. Austria
7. Sllovenia
8. Shqipëria (5.21 pikë)
Gjithashtu, renditemi të 19-tët në botë nga 191 shtete të listuara për këtë tregues:
1. Finlanda
2. Kina
3. Ermiratet e Bashkuara Arabe
4. Singapori
5. Qiproja
6. Estonia
7. Brazili
8. India
9. Zelanda e Re
10. Kuvajti
11. Danimarka
12. Spanja
13. Polonia
14. Sllovenia
15. Austria
16. Urguaji
17. Turqia
18. Omani
19. Shqipëria/m.j