Reshjet e ditëve të fundit nuk e rritën nivelin e Fierzës. Intensiteti i shirave këtë të enjte në qarkun e Kukësit sipas Instutitut të Gjeoshkencave është i ulët dhe për pasojë, prurjet në kaskadë kanë qenë të pakta.
Niveli i liqenit të Fierzës sipas KESH është 271 metër, por prej tij nuk po prodhohet energji elektrike.
Nevoja për energji po mbulohet nga hidrocentralet private dhe importi, ku çmimet në bursa kanë pësuar rënie të ndjeshme.
KESH ka siguruar në tregun e huaj 9.600 megavat orë energji elektrike për periudhën 13-16 tetor, me një çmim mesatar 273 euro/megavat orë.
Kjo rënie çmimesh në bursa sipas ekspertëve lidhet me rënien e kërkesës për energji në tregjet ndërkombëtare./m.j