Vrasja e 3-fishtë në Klos, për sociologun Gëzim Tushi është një tregues se emancipimi në shoqërinë shqiptare duket ende shumë larg. Tushi tha se krimi në shoqërinë shqiptare është banalizuar dhe se “ka dalë jashtë binarët”.
“Një ngjarje shumë e rëndë, një krim banal, që sido ta interpretojmë, është krejtësisht banale, të merren 3 jetë njerëzish dhe 2 viktima, është tregues që emancipimi i shoqërisë sonë është akoma shumë larg, në fakt krimi në shoqërinë shqiptare në këto 3 dekada, në vend të zbutej, mendoj që krimi në shoqërinë shqiptare, ky është rasti se si është banalizuar krimi dhe adaptimi me krimin, shoqëria shqiptare ka dalë nga binarët dhe krimi është demokratizuar”, tha Tushi.
Ai shtoi se vrasje për motive të tilla, siç ishte rasti në Klos, tregojnë se si familja shqiptare nuk po kryen më funksionin e saj parësor, atë të edukimit, ku në vend që të zgjidhin mosmarrëveshjet me anë të debatit, janë zgjedhur “forma mesjetare”, siç ai e quajti.
“Marrëdhënie intime filmime dhe pastaj presion dhe familjarët kanë gjetur rrugën më të gabuar. Pjesa më e madhe e këtyre situatave kriminale, burojnë se institucionet kryesore, familja, shkolla, institucionet fetare, mediat, nuk janë në rolin e tyre adekuat. Nuk e di se si një familje, për shkak se zbulo se 2 të rinjtë kanë lidhje intime duhet të jetë shkak për krime. Mungesa e komunikimit ka çuar që krimi të marrë përmasa të mëdha. Më duket sikur jemi në një spital psikiatrik, se ke frikë se dikush do ta marrë jetën, shoqëria modern kështu është, por gjenden instrumente, këto janë forma mesjetare. Këtë duhet ta kultivojë familja”, përfundoi Tushi në Report Tv.
Në Klos, 3 persona humbën jetën teksa mbetën të plagosur 2 persona, pas përplasjes mes 2 fiseve. Gjithçka, nisi pasi vajza e autorit, Fiqiri Majeshtri, ishte shantazhuar nga 2 kushërinj, Kenado Shira dhe Renado Hasula. Familja Mjeshtri, i kishte kërkuar Kenado Shirës që të martohej me vajzën, por ky kishte refuzuar duke thënë se “nuk pranonte pasi vajza kishte pasur marrëdhënie edhe me Renado Hasulën. Kjo u bë shkak që babai të nxirrte armën duke vrarë Liri dhe Kendado Shirën (babë e bir), e duke lënë të plagosur Englantin dhe Renado Hasulën.