Në një intervistë për gazetaren e Report Tv Odeta Dume, e cila ka udhëtuar në fshatin Dars në Klos, Besnik Mjeshtri, vëllai i autorit të vrasjes së dyfishtë Fiqiri Mjeshtri, u shpreh se dy djemtë e shtantazhonin vajzën se do t’i nxirrinin foto nudo.
“Një natë para se të ndodhë ngjarja kanë marrë kontakt nga Fatbardhi dhe Fiqeriu me prindërit e atyre dy djemve. I ka takuar kanë folur bashkë dhe e kanë lënë përfundimisht, kanë bërë debate por nuk kam qenë prezent. Jam edhe i tronditur e kanë lënë që të nesërmen në mëngjes të takohen dhe ti vënë kapak kësaj pune… sepse na keni bërë gocën me fjalë… na keni nxerrë gocën nudo në telefon.’- u shpreh Besnik Mjeshtri.
/a.r