Gazetari Milaim Zeka falenderoi kreun e qeverisë shqiptare, pas fjalimit të këtij të fundit në Asamblenë e Përgjithshme në KE, ku kërkoi të zhbëjnë raportin e Dick Martyt, që të rrëzojnë akuzat ndaj Kosovës dhe ish-drejtuesve të UÇK-së.
Në një postim në rrjetet sociale, zoti Zeka shkruan se kryeministri shqiptar, po bën atë që në fakt i takon kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentes Vjosa Osmani.
“Ti po e bën punën e Albinit dhe Vjosës” , shkruan Zeka në Facebook.
/s.f