Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është thirrur nga Prokuroria e Posaçme. Raportohet se Leli do të merret në pyetje nga SPAK.
Leli po merret në pyetje në lidhje me një hetim, për të cilin Prokuroria tregohet e rezervuar për informacione.
Kujtojmë që kjo është hera e dytë që Leli merret në pyetje nga SPAK.
Herën e parë pas daljes nga prokuroria e Posaçme Leli i pyetur nga gazetarët u përgjigj: “Pyesni SPAK për më shumë informacione”.
/a.r