Grima Duma shprehet se konflikti në PD ka ardhur nga jashtë dhe buroi një ndasi nga brenda e cila vazhdoi si një çështje strukturore.
Ajo tha se këto janë kohë të trishta për PD-në dhe shtoi se në grupin e PS-së nga brenda ajo sheh më shumë përçarje se sa në PD.
Unë kësaj nuk dua t’i kthehem sepse në këtë kohë të trishtë për PD-në, i vetmi që ka përfituar është Edi Rama.
Nëse ka një moment në jetën parlamentare kur unë nuk përmbahem është kur kundërshtari nuk ruan deçensën normale.
Kundërshtarët dinë që të kenë respekt për kundërshtarët. Sot në grupin e PS-së unë nga brenda shoh më shumë përçarje se sa në PD.
/s.f