Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë, ka përkujtuar 91-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Dritëro Agolli, ndërsa shprehet se kontributi i tij është bërë i paharrueshëm për letërsinë shqiptare.
Teksa e konsideron fat dhe privilegj miqësinë shumëvjeçare me Dritëro Agollin, Meta thotë se ai ka qenë bashkëudhëtar inkurajues në fillimet e rrugëtimit të tij politik.
‘Sot përkujtojmë 91-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, vlerat, veprat dhe kontributi i të cilit e kanë bërë të paharrueshëm për letërsinë shqiptare.
Gjithmonë e kam konsideruar privilegj dhe fat miqësinë shumë vjeçare me Dritëro Agollin, njëkohësisht dhe faktin që ai ka qenë bashkëudhëtar inkurajues në fillimet e rrugëtimit tim politik.
Dritëroi e ndjente se do të na mungonte shumë ndaj edhe përmes këtyre vargjeve na e dha zgjidhjen për ta patur gjithnjë mes nesh përmes veprave të tij.
Po kur të jesh mërzitur shumë.
Në raft të librave kërkomë,
Atje do të jem i fshehur unë,
Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë,
Mjafton që librin pak ta heqësh
Dhe unë do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshësh,
Si një blerim pas një rrëkeje.
/s.f