Real Madrid ka postuar në Instagram videon pa censurë të trajtimit mjekësor që mori Antonio Rudiger në dhomat e zhveshjes, pas përplasjes së fortë kokë më kokë që pati me portierin e Shakhtar Donetsk, në momentin e shënimit të golit të barazimit.
Mbrojtësi gjerman pësoi një çarje të thellë në fytyrë dhe klubi spanjoll e pa të arsyeshme që të publikonte momentin kur mjekët e qepnin, ndërkohë që Alaba dhe Kroos vëzhgonin operacionin.
/a.r