Momente të forta emocionesh e tronditje në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 ku ka ardhur rrëfimi i Meritës, një gruaje të re, nënë tre fëmijësh e martuar për së dyti për dhunën që ka pësuar.
Ajo denoncoi vjehrrën dhe kunatin se e kanë dhunuar dhe e kanë kërcënuar. Teksa në studio ka ardhur nëpërmjet një rrëfimi dhe vajza e saj e madhe, adoleshente.
Ajo tregoi se nëna e saj është dhunuar nga njerëzit e burrit dhe se ajo madje vetë është kërcënuar me përdhunim. Por vetëm falënderime e reja kishte për njerkun e saj, për të cilin tha se e ka mbrojtur dhe e ka trajtuar si vajzën e tij, ndërsa sot është pas hekurave.
“Njerku më mbronte, rrinte më priste te puna për shkak të kërcënimeve të vëllezërve të tij dhe nipave.
Mamit i kanë thënë ‘do shikosh se çdo të bëhet ty, se ke një 16-vjeçare, do ta përdhunojë dhe burri që ke në shtëpi. Ai më ka trajtuar si vajzën e vetë, asnjëherë nuk jam ndjerë e kërcënuar.
Një nga vëllezërit e tij ka një djalë të madh dhe ka ardhur 2-3 herë te puna ime. Ndaj njerku u ndje i detyruar dhe rrinte më priste deri sa të mbaroja. Po unë mamit i them sot mos u mërzit dhe mos u shqetëso për paragjykimet. Ti e di që unë nuk e kam vrarë ndonjëherë mendjen se çfarë thonë njerëzit. Ajo është e sëmurë dhe unë do ta marr këtu në Itali të kurohet”, tha vajza në lidhje telefonike.
/s.f