Mësohet se drejtuesit e What App janë duke punuar për të sjellë 5 ndryshime të rëndësishme në aplikacion dhe tashmë janë në fazë testimi.
Aplikacioni ka nisur testimet e ndryshimeve të rëndësishme në versionin e tij Beta dhe ato mund të aktivizohen në një periudhë jo të largët.
Këto janë disa nga ndryshimet që do ta bëjnë më të lehtë përditshmërinë tonë me perdorimin e tij:
1-Një nga ndryshimet kryesore është mundësia për të krijuar një link thirrjeje. Nëpërmjet linkut mund t’i bashkoheni thirrjes në çdo kohë.
2-Mundësia për të mos u dukur kur jeni online.
3-Një veçori e cila të lejon të krijosh dhe të shpërndash “polle” në grupet e komunikimit.
4-Edhe kamera e vetë WhatApp do të ndryshojë në mënyrën sesi i filmon videot.
5-Nëse keni përzgjedhur opsionin e mesazheve që zhduken, WhatsApp do të sjellë mundësinë për t’i ruajtur një pjesë të tyre.
/e.d