“Një sondazh i pavarur, do ishte gjëja më e mirë, e cila do jepte realisht një votë apo pëlqim të qytetarëve. Ne kemi bërë një diskutim me aleatët, është një mënyrë e cila e bën pak më të thjeshtë për mos t’i dhënë autoritetin një vendimarrësi për të zgjedhur kandidatët. Nuk ka njeri që nuk e kupton, se kush janë njerëzit potencialë sot në Shqipëri”, theksoi ai.
Sipas tij, për të djathtët sfida kryesore mbetet ekzistenca e kësaj force politike, pas muajsh përplasjeje me dy grupimeve.
Ndër të tjera, Hixha shtoi Partia Demokratike nuk duhet të merret me emra të përveçëm, por të punojë për zgjedhjet vendore, rezultati i së cilës do vendosë shumë edhe për ato parlamentare.
/s.f