Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka folur para mediave për sulmet kibernetike duke thënë se nuk ka dalë asnjë sekret shtetëror duke theksuar se disponojnë 100% të informacionit.
Gjithashtu theksoi se punonjësit e policisë vijojnë punën dhe nuk janë nën presionin e askujt, ndonëse janë publikuar të dhëna policësh dhe ish policësh në një listë nga hakera iranianë.
“Është një listë emrash, pavarësisht se janë punonjës policie nuk kanë të bëjnë me informacion të klasifikuar sekret shtetëror dhe as me sistemet e policisë së shtetit. Ne e disponpojmë 100% informacionin tonë, asgjë nuk është e ekspozuar pavarësisht deklaratave. Punonjësit e policisë vijojnë të kryejnë funksionet përkatëse”, tha Rrumbullaku.
Sa i përket sistemit Deep Sea, Rrumbullaku sqaroi se nuk ka të dhëna, por është thjesht motor kërkimi.
“Duhet të ketë informacionin e duhur, është motor kërkimi, nuk ka database, nuk ka të dhëna”, tha Rrumbullaku.
/e.d