Kontrollet e FNSH në Vlorë mund të nxjerrin në dritë misterin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Që prej zhdukjes së tij më 2 gusht, kontrollet e policisë kanë qenë të shumta për të zbuluar mbi fatin e Martinaj.
Policia e Vlorës është pyetur sot në lidhje me kontrollet e shumta që kanë zhvilluar ditët e fundit dhe në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe se a kanë lidhje këto kontrolle me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj. Policia sqaron se shërbimet e policisë janë duke hetuar dhe se kanë ngritur skuadra hetimi.
“E vërtetë që FNSH ka qenë prezent ne qytetin e Vlorës. Ka një plan të detajuar nga shërbimet e policisë, e kemi pasur dhe mbështetjen e tyre. Këto kontrolle do vijojnë e në javët në vijim ne lidhje me procedimet qe kane ngritur skuadrat e hetimit”, tha zyrtari i Policisë.
Pyetje: Ka indicie policia që Ervis Martinaj ka qenë në Vlorë?
‘Është një çështje që nuk i përket qarkut të Vlorës. Strukturat e DVP Vlorë mbështesin të gjitha strukturat e drejtorive të tjera policore për çfarëdo lloj verifikimi apo operacioni në terren.’- tha Kryekomisari Gentian Berberi:
/s.f