“Qafa e Helmit” është vendi në një fshat të vogël të Pukës, me të cilin SPAK ka koduar operacionin për të goditur një grup të madh kriminal sipas tyre.
Sipas SPAK, ky grup kultivonte dhe trafikonte kanabis në mes të Pukës dhe Mirditës, garancia e të cilëve ishin punonjës policie. Kështu, Prokuroria e Posaçme ka bërë dje me dije se ka mbyllur hetimet për grupin kriminal nën akuzë të kultivimit të lëndëve narkotike në Pukë, grup i cili u kap një vit me parë në kuadër të operacionit policor i koduar “Qafa e Helmit”.
SPAK dërgon për gjykim grupin kriminal prej 17 personash, mes tyre dhe 3 drejtuesit. Një prej personave nën hetim është edhe ishnënkomisari, Kastriot Bicukaj.
Nga hetimi rezulton se të pandehurit Leon Ndrecaj, Ilir Prengaj dhe Gjin Kola në rolin e drejtuesve kanë krijuar një grup kriminal në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë, pjesë e këtij grupi, duke u përfshirë në aktivitetin kriminal të kultivimit të lëndëve narkotike me qëllim shitjen më pas të saj.
Kultivimi i bimëve narkotike është kryer në zonat kufitare malore të qarkut Shkodër (Pukë) dhe Lezhë (Mirditë), më pas është përpunuar në vende të posaçme me qëllim shitjen e saj. Grupi kriminal ka pasur edhe mbështetjen e strukturave të Policisë së Shtetit dhe strukturave vendore ku është provuar që ata kishin mbështetjen e të pandehurit Kastriot Bicukaj me detyrë oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Pukë, si dhe të pandehurit Hilë Marnikolaj, me detyrë kryeplak i fshatit Plet, Pukë. Veprimtaria kriminale ka filluar nga muaji tetor i vitit 2020, duke vazhduar më pas në vitin 2021 ku nëpërmjet veprimeve hetimore dhe provave të mbledhura ka rezultuar i dokumentuar dhe i provuar ky aktivitet kriminal dhe përgjegjësia penale konkrete e të pandehurve.
HETIMET SIPAS SPAK
Gjatë ndjekjes së këtij procedimi penal është arritur të evidentohen disa raste të aktivitetit kriminal dhe janë sekuestruar ndër të tjera provat materiale: Në datë 02.12.2020 është sekuestruar sasia prej 37 kg e 450 gr. lëndë narkotike “Cannabis sativa”.
Në datë 04.08.2021, në vendin e quajtur ‘Qafa e Helmit’ mbi fshatin Shkozë, Pukë, janë asgjësuar afro 4000 bimë narkotike të dyshuara ‘Cannabis sativa’, të kultivuara në tri parcela dhe janë evidentuar tri ambiente të përshtatura për të qëndruar personat që kanë kultivuar bimët e dyshuara narkotike.
Në datën 01.10.2021 është sekuestruar sasia prej 12 kg lëndë narkotike ‘Cannabis sativa’ në zonën e fshatit Plet, Pukë.
Në datën 01.10.2021 është gjetur vendi ku kryhej përpunimi i bimës narkotike dhe është sekuestruar ndër të tjera sasia e gatshme e lëndës narkotike “Cannabis sativa” me peshë 28 kg e 73 gr. dhe një sasi tjetër e papërpunuar.
TË AKUZUARIT
Leon Ndrecaj
Gjin Kola
Ilir Prengaj
Miri Rrapi
Zef Lalaj
Danjel Lalaj
Gentian Ndoj (Marinaj)
Tanush Lekgegaj
Aleks Këdheli
Tor Sherri (Vitor)
Leonard Kola
Ylli Veshi
Gentjan Stafa (Lalaj)
Samuel Marku
Eriglen Sulaj
Kastriot Bicukaj
Hilë Marnikollaj
/e.d