Aksident me pasojë tre persona të plagosur është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.13 Durrës, ku një automjet me drejtues shtetasin M. Q., 25 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin F. S., 29 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesët e automjeteve dhe pasagjerja shtetësia V. B., 23 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/e.d