Anëtarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vanja Bjelica-Prutina, në Bosnjë-Hercegovinë ka deklaruar se ndihet e kërcënuar pas marrjes së vendimit për rinumërimi ne votave për zgjedhjen e presidentit të Republikës Srpska.
Ajo ka thënë se ndihet e frikësuar për jetën e saj dhe atë të fëmijëve të saj, pasi një ndër kandidatët për postin e presidentit, Milorad Dodik deklaroi se Prutina përbën rrezik për krijimin e kësaj republike.
“Unë jam e shqetësuar nga fakti se kandidati për president të Republikës Serpska, Milorad Dodik po flet përsëri për mua personalisht, si dikush që po shkatërron Republikën Srpska. Arsyeja për këtë është se unë mbështeta vendimi për rinumërim për nivelin presidencial”, tha ajo, teksa shtoi se është një nënë beqare që jeton në Republika Srpska.
“Kam frikë kur fëmija im vjen nga shkolla, besoj se fëmija im duhet të gëzojë të njëjtat të drejta si fëmijët e tjerë… Gjëra të tilla janë të papranueshme. I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë”, tha Bjelica-Prutina./m.j