Deputeti Eduart Ndocaj pretendon se është kërcënuar me jetë nga vëllai i ishdeputetit Arben Ndoka. Në një postim në Facebook, Ndocaj thekson se kërcënimi ka lidhje me deklaratat e tij, për problematikat që lidhen me funksionimin e PS-së në Lezhë.
Deputeti Ndocaj kërkon vëmendjen e ambasadorit amerikan Donald Lu dhe të selive diplomatike të huaja të akredituara në Shqipëri, pasi sipas tij, politika dhe mafia po bëhen një dhe nuk po dallohen më.
STATUSI I PLOTE NE FAQEN E EDUART NDOCAJ NE FACEBOOK
ZOTI Ndocaj nga momenti i marrjes se pushtetit ne perputhje me Kushtetuten dhe me misionin e mandatit te deputetit duke mbrojtur interesat e pergjithshme dhe te qytetareve ka denoncuar disa here abuzimet ne pushtetin, mungesen e efikasitetit te institucioneve, mungesen e sherbimeve.
Ne perputhje te plote me ligjet ne fuqi dhe me rregullat e lojes te Demokracise ka veteshpallur kandidimin e tij per Kryetar te PS.
Zoti Ndocaj, Dje beri nje reagim te tij ne faqen zyrtare te facebook duke evidentuar disa problematika qe lidhen me funksionimin e PS ne Lezhe dhe me procesin zgjedhor te PS.
Reagimi i Zoti Ndocaj, krejt normal ne formen e saj demokratike si dhe per faktin, se eshte nje kontribues i rendesishem i PS eshte botuar thuajse ne te gjitha mediat online.
Shkrimi i Zoti Ndocaj nxjerre ne pah probleme te PS Lezhe qe te gjithe i dine, por nuk kane guxim te flasin.
Ne lidhje me keto problematika Zoti Ndocaj, ka njoftuar disa drejtues te rendesishem te forumeve te larta te PS, duke perfshire ketu edhe Zoti Balla.
Nga e pasditja Zoti Ndocaj merr nje telefonate kercenuese nga Zoti Xhevahir Ndoka, vellai i ish deputetit Zoti Arben Ndoka.
Duhet te theksojme se Zoti Ndocaj eshte kercenuar me jete per shkak te detyres. Pas telefonates kercenuese, Zoti Ndocaj ka biseduar me vellaun tjeter te Arben Ndokes, Sander Noka, i cili konfirmoi linjen e vellaut kercenues duke argumentuar se: “nuk kam cte bej, sepse e ke mbushur kupen”.
Ne lidhje me kete kercenim jane ne dijeni Zoti Taulant Balla dhe Zoti Edi Rama.
ZOTI Ndocaj disa here i ka ngritur problematikat e PS ne Lezhe e mandje i ka thene Zoti Balla, se eshte i gatshem te takohej me Zoti Ndoka e te ndaheshin pozicionet pa pasur nevoje per ndonje perplasje primitive.
Kete Zoti Ndocaj ka dashur ta bej per te mire te PS dhe per faktin se me Zoti Arben Ndoka kane bere se bashku sfiden e 2013 e per kete arsye e konsideronte mik.
Pra, Zoti Ndocaj i ka konsideruar miq vellezerit Ndoka duke mos u marr asnjehere personalisht me ta.
Duke si nje skenar i rrezikshem per te fut ne gjake per arsye politike verioret.
Po ashtu vellai i Arben Ndokes, pasi kercenon permes telefonit Zoti Ndocaj, deputet te Republikes se Shqiperise, nga 23.00 merr ne telefon edhe Keshilltarin e tij Zoti Alban Daci, duke e kercenuar me jete familjarisht dhe duke i dhene ultimatum per tu larguar nga Shqiperia brenda 24 oreve ose ndryshe do te jete i vdekur. Kercenimi me jete i Zoti Daci behet per here te dyte per shkak te detyres si Keshilltar dhe si publiciste.
Kohe me pare Zoti Daci eshte kercenuar personalishte nga vete Arben Ndoka, sepe kishte bere nje status per dekriminalizimin, duke e trajtuar si fenomen pa permendur asnje emer konkrete.
ZOTI Daci ne kercenimin e pare ka njoftuar e ka komunikuar me ambasaden e SHBA dhe Zoti Balla.
ZOTI Ndocaj nuk ka ndermend te bej asnje lloj levizje te natyres primitive, por do te ndjek rrugen ligjore.
Po ashtu Zoti Ndocaj u ben thirrje selive diplomatike te huaja te akredituar ne Shqiperi, te shqetesohen per situaten mafjoze qe eshte krijuar nen pektun e politikes.
Po ashtu, Zoti Ndocaj i kerkon vemendje edhe ambasadorit te SHBA, Zoti Lu ne lidhje me kercenimin e bere si dhe per faktin se politika dhe mafja per far te keq ne Shqiperi po behen nje dhe nuk po dallohen me.