Një djalë i ri u detyrua të heqë dorë nga raportet seksuale sepse ishte alergjik ndaj orgazmës së tij, zbuluan mjekët. 27-vjeçari, i cili ruan anonimitetin shfaqte simptoma gripi çdo herë që ejakulonte, shkruan “Daily Mail”.
Sëmundja e tij mendohet se ka filluar rreth 10 vjet më parë, që do të thotë se ai “shmangte vullnetarisht” marrëdhëniet seksuale apo një lidhje.
27-vjeçari, rasti i pazakontë i të cilit është publikuar në një revistë mjekësore, nuk është i vetmi që vuan prej kësaj sindrome. Deri më tani, ekspertët kanë diagnostikuar 60 meshkuj me POIS ose sindroma e sëmundjes post-orgazëm.
Mjekët mendojnë se është sëmundje alergjike ose autoimune pasi reagimi i organizmit ndaj lëngut spermatik shkakton simptomat. Këto të fundit përfshijnë temperaturë, teshtima, dobësi muskulare, probleme me të folurin, përqendrimin dhe kujtesën.
Këto probleme mund të vazhdojnë nga 1-2 ditë deri në një javë pas orgazmës. Mjekët që kanë raportuar rastin, shkruajnë se shpesh jepet një diagnozë e gabuar që mund të detyrojë pacientin t’i nënshtrohet analizave dhe trajtimeve të panevojshme.
/a.r