“Prej 3-4 vitesh jam dhunuar nga nusja e djalit. Kam marrë urdhër mbrojtje në gjykatë por më rrahu sërish”. Ky është rrëfimi tronditës i një 61-vjeçare në Dimal e cila akuzon nusen e djalit për dhunë.
Gruaja, ka përfunduar duke e dhunuar rëndë, duke u mjekuar në spitalin e Traumës në Tiranë për dëmtime te rënda të organeve te brendshme dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ngjarja e dyshuar ka ndodhur më 6 tetor në Dimal të Beratit, ku 25-vjeçarja Elena Çinari akuzohet nga familjaret e burrit se ka dhunuar barbarisht me sende të forta vjehrrën e saj 61-vjeçaren Mariana Çinari.
Si pasojë e dhunës të ushtruar, 61-veçarja pësoi hemorragji të brendshme dhe mjekët i kanë hequr shpretkën, dëmtuar rëndë pankreasi dhe organet e tjera, si stomak, mushkëri dhe mëlçi. Në një prononcim për News24, 61-vjeçarja tregon se është dhunuar sistematikisht nga nusja e djalit dhe tani i duhen shumë lekë për të blerë gjak që të jetojë.
“Jam Mariana Cinari e dhunuar nga nusja e djalit prej 3-4 vitesh Elena Çinari. Kam vajtur në procese gjyqësore me të, kam marrë urdhër mbrojtjeje. Kam vajtur sërish pas urdhrit të dytë të mbrojtjes, por bëri sërish sherr me mua dhe më rrahu, më shahu dhe më thanë s’kemi çfarë të të bëjmë më, drejtoju Prokuorisë.
Tani jam në këtë gjendje kritike për jetën time. Unë dua ta marrë dënimin Policia e Beratit, pse nuk mu gjend pranë. Kam marrë vëllain në telefon që më çoi në Berat dhe nga Berati këtu në Tiranë dhe prap nuk dihet jeta ime. Mua më duhen miliona lekë për të blerë gjak, por ku t’i gjej.
Unë jam një familje fukarai, s’jam e pasur. Nusja në punë, unë rri spitaleve të Tiranës. Nusen unë e dua në burg dhe të marrë masat shteti dhe policia që nuk di të sillet me qytetarët.” rrëfen 61-vjeçarja./m.j