Një makinë pa targa është gjetur e djegur pasditen e sotme në fshatin Shtyllas të Fierit, për zjarrin e të cilës ka dyshime se është e qëllimshme.
Sipas Neës 24, makina është konstatuar nga banorët e zonës që kanë njoftuar më pas edhe policinë e Fierit.
Sakaq, dyshohet se makina mund të jetë përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale dhe është djegur për të humbur gjurmët nga autoritetet.
Tashmë, Policia ka nisur verifikimet për të zbuluar pronarin e automjetit përmes numrit të shasisë dhe pjesëve të tjera të tij që i kanë shpëtuar djegies.
/e.d