Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Itali, ku një qytetar përveç pakos që kishte porositur kishte marrë dhe një pako me drogë.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se ai kishte blerë një palë këpucë online dhe kur korrieri mbërriti i la jo një, por dy pako. Porosinë që kishte bërë dhe një pako të dytë, të rëndë.
Ai e hapi dhe brenda gjeti 13 qese plastike transparente me substancë vegjetale jeshile të errët, e cila në ekzaminimin e parë u duk se përmbante dimetiltriptaminë, me peshë rreth 7 kilogram.
Është një substancë e fuqishme e njohur për përdorimin e saj si halucinogjen në disa popullata të Amazonës, raportojnë mediat
Policia verifikoi se kishte pasur një gabim në dërgesë dhe se pakoja me drogën ishte e destinuar për një person tjetër me banim në Angli.
Menjëherë është sekuestruar lënda e dyshuar narkotike, ndërkohë policia po merret me hetimin e ngjarjes.
/f.s