Meksika është një prej vendeve më të rrezikshme ku bandat dhe kartelet e drogës janë fuqizuar ndjeshëm, aq sa edhe forcat e sigurisë së shtetit nuk i bëjnë dot ballë në disa zona.
Disa qytete madje janë të zhytur totalisht nën pushtetin e karteleve të drogës.
I tillë është edhe qyteti Esquinnapa.
Në këtë qytet është xhiruar një video ku policët ja mbthin sapo shohin vrasësit e kartelit famqkeq të Sinaloas.
Disa vrasës të kartelit hyjnë me forcë në banesën e 27- vjeçarit Elias Constantino dhe e vrasin në sy të familjes.
Këto ngjarje janë të zakonshme në këtë territor, por më befasues është roli i policisë.
Në video duken policët që sapo shohin vrasësit largohen të frikësuar me shpejtësi.