Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka falënderuar Kryetarin e Komisionit të Ekonomisë Eduard Shansin dhe Zëvendëskryetaren Sorina Koti, në parashtrimin që i kanë bërë prioriteteve të Komisionit dhe mënyrave për të rritur investimet në Shqipëri.
Me anë të një postimi në Twitter, ambasadorja Kim u shpreh se për të tërhequr investitorët amerikanë, duhet të sigurohemi se gjykatat do të japin vendime të drejta, të bazuar në ligj e jo në favore.
Postimi i plotë:
Faleminderit Kryetarit të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave të Kuvendit Eduard Shalsi dhe Zëvendëskryetaren Sorina Koti për mundësinë për të dëgjuar për prioritetet e komisionit dhe për të diskutuar mënyrat për të rritur investimet në Shqipëri.
Rregulla të qarta, racionale (përfshirë pronën)+ procedura transparente+ gjykata të pastra janë të nevojshme për të tërhequr më shumë investime nga të cilat përfitojnë më shumë njerëz.
Investitorët amerikanë duhet të dinë se në rast mosmarrëveshjesh, gjykatat shqiptare do të japin gjykimin e bazuar në ligj, jo për shkak të frikës apo favorit.
Kjo është lidhja mes reformës në drejtësi dhe biznesit. Reforma në drejtësi nuk ka të bëjë vetëm me drejtësinë – ka të bëjë edhe me prosperitet për më shumë shqiptarë. Bëhet fjalë për të gjithë – jo vetëm të pasurit dhe të fuqishmit – të kenë një mundësi të drejtë për të përmirësuar jetën e tyre dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre./m.j