Kompania gjermane e makinave me qira dhe ofruesi i shërbimeve të transportit rrugor “Sixt” planifikon të porosisë 100.000 automjete elektrike nga kompania kineze “BYD” gjatë gjashtë viteve të ardhshme, njoftoi kompania, citon “Xinhua”. “Sixt” tashmë ka porositur disa mijëra automjete elektrike nga “BYD”. Kompania kineze bëri të ditur se automjetet e para do të jenë të disponueshme për klientët në Evropë, duke filluar me Gjermaninë, Francën, Holandën dhe Mbretërinë e Bashkuar, në tremujorin e katërt të vitit.
“Marrëveshja me “BYD” është një moment historik i rëndësishëm për të përmbushur premtimin tonë për të nxjerrë sa më shumë makina elektrike në rrugë”,- tha Vinzenz Pflanz, shefi i biznesit, përgjegjës për shitjet dhe blerjen e automjeteve në “Sixt SE”.
Me këtë porosi, sipas kompanisë, “Sixt” do të jetë kompania e parë e makinave me qira në Evropë që ofron automjetet e “BYD”. Modeli i parë “BYD” që do të shpërndahet do të jetë SUV plotësisht elektrik (automjet sportiv) BYD Atto 3.
“Bashkëpunimet janë një pjesë thelbësore e strategjisë së biznesit të “BYD”. Vizioni i përbashkët na lejon të ndërtojmë së bashku ëndrrat tona të gjelbra, duke nisur fillimisht nga Evropa”,- deklaroi Michael Shu, menaxher i përgjithshëm dhe drejtor menaxhues i “BYD Europe” dhe i Divizionit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar.
“Sixt” synon t’i ketë elektrike 70-90% të makinave të flotës së saj në Evropë deri në vitin 2030, duke mbuluar një gamë të gjerë prodhuesish dhe modelesh.
/e.d
Vazhdoni akoma me budallekun tuaj ore te mjere?! Krijuat varesi nga Rusia, tani do filloni varesi edhe nga Kina?! Ne vend qe t’i prodhoni vete, ose ne Gjermani, ose ne Europe, ju shkoni dhe jepni para per shtete si Kina, qe shume shpejt e gjithe bota rrezikon te jete nen pushtetin e Kines nese ju vazhdoni me te njejtat politika