Fakti që Ilir Meta është përjashtuar nga Kongresi i ardhshëm i Partisë Socialiste Evropiane është i vërtetë e ka konfirmuar përmes një përgjigje interesimit të Report Tv edhe zëdhënësi i PES, Robin Murphy.
Murphy konfirmoi ekskluzivisht për Report Tv dhe Shqiptarja.com se Meta nuk është i mirëpritur në Kongresin e tyre që do të zhvillohet javën e ardhshme, edhe për shkak të të deklaratave publike mbështetëse të fundit të z. Meta ndaj kampeve populiste e nacionaliste në Evropë.
Madje në përgjigje Partia Socialiste Evropian, duke cituar Zëvendëssekretari e Përgjithshëm të PES, Giacomo Filibeck thotë se nuk mund të ketë vend atje për liderët që u dëshirojnë sukses forcave të djathta, anti-evropiane.
Përgjigja e plotë
Po, mund të konfirmoj se PSE së fundmi i shkroi z. Ilir Meta në lidhje me Kongresin tonë të ardhshëm.
PSE është një familje politike me krenari progresiste dhe pro-evropiane. Ne bashkojmë partitë socialiste, socialdemokrate, demokratike dhe të punës nga e gjithë BE-ja dhe fqinjët e saj.
Pas deklaratave publike mbështetëse të fundit të z. Meta ndaj kampeve nacionaliste e populiste në Evropë, lidershipi i PSE vlerëson se zoti Meta nuk është i mirëpritur në Kongresin e ardhshëm të PES. Nëse dëshironi një citat për raportimin tuaj, jam i lumtur t’ju jap këtë nga Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i PES, Giacomo Filibeck.
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i PES, Giacomo Filibeck tha:
“Familja e PES do të mblidhet në Berlin javën e ardhshme për të ndarë vizionin tonë për një Evropë progresive, të bazuar në vlerat e demokracisë, lirisë, barazisë, paqes dhe drejtësisë. Nuk mund të ketë vend atje për liderët që dëshirojnë sukses forcave të djathta, anti-evropiane”.
Besoj se kjo është një përgjigje mjaftueshëm ndaj pyetjeve tuaja, por mbetem në dispozicion nëse kërkohet sqarim i mëtejshëm./m.j