Nada Merhi, 18-vjeçe, dhe Hassan Youssef, 27-vjeç, pozuan për fotografitë e martesës në qytetin e shkatërruar të Homsit në Siri.
Të gjithë çiftet dëshirojnë që kur të martohen të bëjnë fotografitë më të bukura të dasmës, në vende të bukura dhe të zbukuruara.
Por, ky çift vendosi të bëjë diçka shumë më ndryshe se gjithë të tjerët.
Të vendosur në mes të rrënojave të Homsit, këto fotografi do të jenë kujtim i luftës, nga e cila dashuria e tyre mbijetoi.