Seanca e kërkesës për ndryshim mase të Alqi Bllakos në GJKKO shtyhet për mungesë të gjyqtares.
Bllako ndodhet në burg pasi akuzohet se ka përfituar 15 milionë lekë për shkak të shkeljeve për Inceneratorin e Fierit. Në kërkesën e tij, Bllako nënvizoi se s’ka prova se ai është i rrezikshëm dhe si shmanget hetimit.
Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre pasi sipas SPAK ka falsifikuar dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë ishte kthyer në truall dhe dokumentet e falsifikuara i janë paraqitur Këshillit të Ministrave, tokë mbi të cilën do ndërtohej inceneratori i Fierit. Kjo shkelje, thotë Prokuroria e Posaçme, është bërë në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi.
Në dëshminë që ka dhënë më herët në SPAK, Bllako ka deklaruar nuk ka pasur asnjë rol vendimmarrës, teksa shtoi se thjesht ka përcjellë shkresën te Këshilli i Ministrave.
/f.s