Deputetja e partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nuk do të heqë dorë nga denoncimet për aferën e inceneratorëve.
Ajo u shpreh në një intervistë televizive se ka prova të tjera për të denoncuar dhe se do të merret në vazhdim me këtë çështje.
Kryemadhi u shpreh se dhe nëse ajo nuk do të jetë më në politikë në të ardhmen, do t’ia delegojë këtë çështje vajzës së saj të vogël, Borës, e cila sipas saj ka premisa për t’iu futur politikës.
Pyetje: I frikësoheni hetimeve?
Kryemadhi: Fare! Që ta dini edhe ju dhe të tjerët, zullumet e inceneratorëve, pra hajnat që paguhen me paratë e inceneratorëve, se po të kishin të vërteta nuk ua lejonin njërit që është dënuar 8 herë, por i kishte bërë vetë PS. Në SPAK jam unë, është vajza ime, djali im, jemi gjithë si familje. Atë IBAN që kanë dhënë është i falsifikuar. Kam bërë kallëzim për këtë. Do t’i bëj operacionet plastike, nëse do të jetë nevoja.
Rama dhe Veliaj edhe varrin e babait tim po ta hapin nuk do të gjejnë asgjë të padeklaruar. Me këtë gjë kanë bërë kundër meje dhe familjes sime duan të mbulojnë aferën e inceneratorëve. Merren me fytyrën time. Ditën që do të bëj operacion fytyrën dhe trupin do t’i bëj “live” që të marr dhe unë disa klikime si këto vajzat e reja.
Gjëja më e shëmtuar e gjithë kësaj është se nuk kanë argument politik, unë i di të gjitha se çfarë bëjnë, ku shkojnë, por unë nuk merrem me ta. Mua nuk kanë se çfarë më bëjnë më. Unë nuk u ndahem inceneratorve. Kam akoma prova të tjera për të publikuar, po pres SPAK-un. 30 vite këtu jam unë. Po e lashë, unë do të vijë vajza ime e vogël se ajo më ngjan mua.
/e.d