Një video e rëndë është publikuar në rrjetet sociale. Sipas pamjeve shihet se si disa emigrantë të jashtëligjshëm goditen me shkopa e litarë nga rojet bregdetare turke, teksa nuk dihet kombësia e emigrantëve.
Bëhet me dije se videoja është publikuar nga ministri grek i emigracionit dhe azilit, Notis Mitarakis, i cili thotë se emigrantët janë qëlluar nga rojet e Turqisë dhe shpëtuar nga rojet bregdetare greke.
Varka është plot me emigrantë të cilët bërtasin dhe luten, ndërkohë që Rojet Bregdetare turke përdorin shkopinj për të larguar emigrantët.
Mitarakis tha se incidenti tregon mosrespektimin e Turqisë për ligjin ndërkombëtar dhe marrëveshjen midis BE-së dhe Ankarasë të nënshkruar në mars 2016.
/e.d