Aktorja e njohur e humorit, Delinda Disha ka folur për periudhën e vështirë kur humbi binjakët e saj dhe nuk e përjetoi aspak mirë.
Në një intervistë televizive u shpreh se të gjithë ëndrrat që kishte për zgjerim të familjes me bashkëshortin, i cili ashtu si ajo i dëshironte shumë, zgjatën vetëm 3 muaj. Falë ndihmës së familjes, ia ka dalë të kalojë traumën e humbjes së fëmijëve.
“Ne i dëshironim shumë ose e dëshironim shumë një fëmijë të dytë, ta zgjeronim familjen tonë, dhe nuk ishte një ishin dy. Por fatkeqësisht kjo gjë nuk ndodhi dhe zgjati shumë pak, vetëm tre muaj.
Është dashur mbi një muaj që të marr veten, por nëse do ta përshkruaj me fjalë taman, e kam ngrënë veten me dhëmbë në sensin e mirë të fjalës.
Kur shikoja Dasantinin që rritej çdo ditë, që edhe ai më jepte suport, Eldo në mënyrë të padiskutueshme, familja ime, dhe ja ku jam sot. Më kanë bërë përshtypje mesazhet pafund që më vinin, nuk isha e vetmja që e kisha kaluar këtë gjë”– tha Delinda.
Ndër të tjera, u shpreh se nuk ka pasur asnjëherë pendim që ka publikuar fotografitë e shtatzënisë dhe më pas dha lajmin e hidhur sepse preferon të mos jetojë një gënjeshtër./m.j