Zv/kryeministrja Belinda Balluku deklaroi pas mbledhjes së qeverisë se nga data 1 nëntor do të hapet gara për aplikimet e qytetarëve për panelet diellore.
Ajo u shpreh se synohet që brenda muajit numri i abonentëve të shkojnë në 20 mijë ndërsa nënvizoi se për mbarëvajtjen e këtij procesi do të angazhohet task forca e posaçme.
“Përmes këtij akti ne miratuam sot kalimin e fondit sa i përket programit të lançuar në datë 1 tetor. Është hapur gara për subjektet ndërtuese dhe tregtuese dhe instaluese të paneleve diellore që do të jenë 2000 njësi. Gara do të hapet me 1 nëntor për aplikimin e qytetarëve. 20% e faturës mujore të abonentëve familjarë shkon për faturën e ujit.
Do të nisim një program që synojmë brenda këtij muaji që të arrijmë të kemi 20 mijë njësi të ngrohjes së ujit për abonentët familjarë. Për të gjitha këto veprimtari që parashikohen nga akti normativ do të angazhohet task forca e krijuar për mbarëvajtjen e këtij procesi”, tha Balluku.
/f.s