SPAK ankimon vendimin për anëtaren e KPK-së, Etleda Çiftjan, e cila u shpall e pafajshme nga GJKKO për fshehje pasurie.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, kërkoi më 12 shtator dënimin me 18 muaj burgim për Etleda Çiften, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, një nga organet e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në akuzën e Deklarimit të rremë e fshehjes së pasurisë, si dhe të Falsifikimit të dokumenteve.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkesa për dënimin reduktohet në një vit burg, por dhe këtë masë prokuroria kërkoi që ajo të zëvendësohet me dy vjet shërbim prove.
/f.s