Banorët e Birminghamit, qytetit “famëkeq” për përdoruesit e drogës dhe prostitutat në Britaninë e Madhe kanë ngritur alarmin, duke thënë se rrugët janë të mbuluara nga prezervativët dhe shiringat e përdorura.
Qytetin ka një “nam” të keq për punonjëset e seksit, të cilat thuhet se e nisin punën që në 8 të mëngjesit. Daily Star raporton se më shqetësuese është situata në “Soho Street”, ku tashmë prezervativët që këto punonjëse seksi përdorin mund të gjenden nga do, dhe askush nuk guxon t’i prekë për t’i larguar që aty. E njëjta gjë ndodh dhe me shiringat e përdorura nga konsumuesit e drograve, të cilat i hedhin ato vend e pa vend.
Shqetësues është dhe niveli i krimit në qytet, teksa janë të shumtë njerëzit që sulmohen në rrugë dhe detyrohen të japin paratë dhe sendet e tyre m vlerë për të mbijetuar. Banorët shprehen se situata është përkeqësuar gjatë 5 viteve të fundit, për shkak të grumbullimit edhe të gjumë emigrantëve në këtë vend.
/e.d