Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e kryetarit të bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj për gjykim të shkurtuar, duke e marrë si të pandehur.
Ismailaj u akuzua nga SPAK për falsifikim të formularit të deklarimit, pasi kishte fshehur një dënim të vitit 2000 me 3 vite burg në Greqi.
Ai është dënuar në shtetin fqinj për dy vepra penale, ndërsa në vendin tonë figuronte më një dënim me gjobë vetëm për veprën penale të rrahjes.
/e.d