Presidenti i SHBA Joe Biden njoftoi sot në një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky se Uashingtoni do t’i ofrojë Kievit ndihmë ushtarake shtesë me vlerë gjithsej 625 milionë dollarë, e cila përfshin raketave HIMARS, tha Shtëpia e Bardhë.
Në telefonatë ka marrë pjesë edhe nënpresidentja Kamala Harris, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë. Presidenti theksoi se Uashingtoni nuk do ta njohë kurrë aneksimin e territorit ukrainas në Rusi.
Biden “u zotua të vazhdojë të mbështesë Ukrainën “, tha Shtëpia e Bardhë.
Ngarkesa e re e pajisjeve ushtarake do të përfshijë kryesisht raketa HIMARS për ushtrinë ukrainase. Këto sisteme raketore të fuqishme dhe shumë të sakta kanë luajtur një rol të rëndësishëm në sukseset e fundit të trupave ukrainase.
/e.d