Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka pritur në takim homologen e tij në Shqipëri, Yuri Kim.
Lajmin e ka bërë vetë me dije Hovenier në një postim në Twitter ku thotë se ishte kënaqësi që takoi ambasadoren amerikane në Shqipëri, ndërsa e ka konsideruar dhe mike.
Po ashtu ai tregoi se së bashku diskutuan se rreth bashkëpunimit dhe prioriteteve rajonale.
“Me kënaqësi mirëprita miken dhe kolegen time, ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim në Kosovë për t’ia treguar Prishtinën përreth. Ambasadorja Kim dhe unë u kënaqëm duke kujtuar historinë tonë të përbashkët, si dhe patëm një bisedë të mrekullueshme rreth bashkëpunimit dhe prioriteteve tona të vazhdueshme rajonale” ka shkruar Hovenier në Twitter.