Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së fortë të Evi Kokalarit ndaj Sali Berishës.
Teksa ka shpërndarë postimin e Kokalarit, Balla nuk mban dot të qeshurën dhe i drejtohet Berishës duke i thënë se dhe ajo e shpalli “non-grata”.
Aktivistja ditën e sotme në llogarinë e saj në “Facebook” shpërtheu ndaj Berishës duke i thënë: “Turp të të vijë”, pasi që më herët e ka vënë në dijeni se brenda Partisë Demokratike po bëhen manipulime, sa i përket zgjedhjes së kreut të FRPD.
Kjo deklaratë e Kokalarit ka ardhur pas takimit të Berishës me kreun e ri të FRPD-së, Besart Xhaferrin./m.j